Komponentët e projektit

Komponentët e projektit

  • Komponenti 1 - Krijimi i dokumenteve të politikave dhe procedurave
  1. Punëtoria I – 01.04.2019 – 05.04.2019 .

Në prill të vitit 2019 u realizua punëtoria e parë nga komponenti i parë që krahas të punësuarve në Agjencinë e postave morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nga Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila zgjati pesë ditë.

Në trajnim u bë shqyrtimi i legjislaturës evropiane në raport me rregullimin e tregut postar, respektivisht kufizimit të shërbimeve postare në konceptin dhe fushëveprimin e shërbimit universal postar, të financimit të shërbimit universal postar dhe u emërua operator, si dhe u prezantua gjendja e tanishme me Direktivën e BE-së për posta me ndryshimet e planifikuara të saj.

       2.Punëtoria II- 06.05.2019- 10.05.2019 . 

Në maj të vitit 2019 u realizua punëtoria e dytë nga komponenti i parë, ku përveç përfaqësues të Agjencisë, morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nga Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me që punëtoria zgjati 4 ditë, në të u shtjelluan shumë tema.

Në ditën e parë u shtjelluan temat në lidhje me Direktivën postare, trendet për revizionin e Direktivës, propozimet dhe ndryshimet për reforma në sistemin e pagesave të Unionit Botëror postar.

Gjatë ditës së dytë u diskutua për operatorët e emëruar të shërbimeve universale, për të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesve të shërbimeve postare, për rregullativën e BE-së për bartjen e pakove postare dhe qasjes në rrjetin e ofruesve të shërbimit universal.

Ndihma shtetërore për ofruesin e shërbimit universal dhe modeli i marrëveshjes për qasje në rrjetin e Spanjës, ishin tema që u diskutuan gjatë ditës së tretë.

Në ditën e katërt u diskutua për trupat nacional rregullator, pavarësinë e tyre, ndërsa u dhanë edhe udhëzime dhe temat e para për trajnimin e radhës që do të mbahet në korrik të vitit 2019.

      3.Punëtoria  III- 09.09.2019 – 13.09.2019 .

Në punëtorinë e tretë të komponentit III morën pjesë përfaqësues të Agjencisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Punëtoria zgjati 5 ditë, kurse fokusi kryesor i aj ishte analiza e strukturës së Ligjit për shërbime postare, si dhe aktet nënligjore të miratuar në bazë të tij; analiza e kornizës normative të Maqedonisë. Ekspertët dhanë vërejtje dhe propozime për përmirësimin e normativës së Maqedonisë, në drejtim të harmonizimit plotësues të Direktivës postare të BE-së, duke marrë parasysh se do të bëhet liberalizimi i plotë i tregut nga 01.01.2020.

Gjithashtu, nga ana e ekspertëve spanjoll u dhanë disa rekomandime.

  • Komponenti 3 -  Forcimi i rolit të mbikëqyrjes inspektuese të Agjencisë së Postave
  1. Punëtoria I – 08.07.2019- 12.07.2019 .

Nga data 08 e deri më 12 korrik 2019, u realizua punëtoria e parë e komponentit të tretë ku u përpunuan tema nga sfera postare, në drejtim të rregullimit të tyre në rregullativën ligjore dhe nënligjore, si dhe tema nga sfera e mbikëqyrjes inspektuese.

U prezantuan edhe analizat krahasuese të vendimeve në Bashkimin Evropian dhe në Spanjë, si dhe shembuj dhe përvoja të caktuara nga vende të tjera. Në punëtori morën pjesë përfaqësues të Agjencisë së Postave, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe nga Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ditën e parë u shtjelluan temat në lidhje me analizën e tregut postar dhe regjimit për dhënien e lejeve dhe autorizimeve.

Ditën e dytë u bisedua për regjimin e reklamacioneve nga shfrytëzuesit e shërbimeve postare dhe procedurat për kundërvajtje dhe sanksione.

Ditën e tretë, temë e punëtorisë ishte mbikëqyrja inspektuese (planet inspektuese) dhe diskutim për rregullativën në Maqedoni dhe krahasimin me Spanjën dhe BE-në.

Dita e katërt kishte debat për protokollin inspektues dhe regjimin e kundërvajtjeve dhe sanksioneve në Spanjë.

Në ditën e fundit u shtjelluan temat për modelet e procesverbaleve dhe raporteve nga mbikëqyrjet e realizuara, sanksioneve dhe ankesave, si dhe raportit vjetor për mbikëqyrje, ndërsa përfaqësuesit e Agjencisë bënë një prezantim të mënyrës së realizimit të mbikëqyrjes inspektuese në AP (dokumentacioni, procedurat, procedurat kundërvajtëse, procedurat gjyqësore) të lëndëve të realizuara për mbikëqyrje. Në fund u dhanë edhe sugjerime dhe rekomandime për trajnimin e radhës që do të mbahet në shtator, e ku do të punohet për propozimet konkrete për ndryshimin e rregullativës së Maqedonisë.