Marrja e autorizimit të përgjithshëm i ofruesit të shërbimeve postare IN TIME POST DOOEL Shkup
Më 25 shkurt 2022, Agjencia e Postave ka fshirë nga evidenca e regjistri zyrtar për ofruesin e shërbimeve postare, Kompaninë për shërbime postare dhe korriere IN TIME POST DOOEL Shkup.
Agjencia e Postave me vendim të datës 21.02.2022 ia ka hequr ( marr) autorizimin e përgjithshëm ofruesit të shërbimeve postare IN TIME POST DOOEL Shkup,me aprovimin e ligjit në fuqi është miratuar shuarja e personit juridik, në pajtim me nenin 46 paragrafi 1 alineja 1 dhe neni 26. paragrafi 3 i ligjit për shërbimet postare me të cilin IN TIME POST DOOEL Shkup e humbi statusin e ofruesit të shërbimeve postare.
IN TIME POST DOOEL Shkup ka punuar në sektorin postar që nga 18.07.2019 deri më 21.02.2022, në bazë të autorizimit të përgjithshëm të lëshuar nga Agjencia e Postave nën UP I nr.02-47, për ofrimin e shërbimeve postare në komunikacionin e brendshëm postar në një pjesë të territorit të RSM-së në zonën e qytetit të Shkupit.