Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimet postare (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 158/2010, 27/2014, 42/2014, 187/2014, 146/2015, 31/2016, 190/2016, 64/2018, 248/2018, 27/2019 dhe Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 275/2019), Agjencia e Postave është kompetente si vijon:
- miraton dhe zbaton aktet nënligjore në bazë të këtij ligji;
- e siguron sigurimin e shërbimit universal;
- siguron kushte për qasjen e shfrytëzuesve deri te shërbimi universal;
- zbaton procedurën e përcaktimi të ofruesit të shërbimit universal;
- miraton vendim për përcaktimin e ofruesit të shërbimit universal;
- jep autorizim të përgjithshëm për sigurimin e shërbimeve postare pas njoftimit të parashtruar;
- mundëson dhe siguron kushte për qasje të barabartë në rrjetin postar;
- përcjell sigurimin e shërbimit universal;
- formon fondin e kompensimit dhe menaxhon me mjetet e fondit për kompensime;
- i miraton dhe bën kontroll të shpenzimeve për sigurimin e shërbimit universal;
- e përcjell punën e ofruesve të shërbimeve postare në pajtim me këtë ligj dhe rregullave të miratuara në bazë të tij;
- e përcjell zhvillimin e tregut të shërbimeve postare dhe e promovon konkurrencën në tregun e shërbimeve postare;
- bën mbikëqyrje dhe kontroll të punës së ofruesve të shërbimeve postare dhe merr masa në pajtim me ligjin, kundër ofruesve të shërbimeve postare që nuk i zbatojnë dispozitat e këtij ligji dhe rregullat e miratuara në bazë të këtij ligji;
- udhëheq procedura administrative dhe miraton vendime në procedurë administrative në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative;
- udhëheq procedura për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet ofruesve të shërbimeve postare dhe shfrytëzuesve të tyre, ndërmjet ofruesit të shërbimit universal dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve postare;
- kërkon të dhëna dhe informata nga ofruesit e shërbimeve postare;
- vendos, ruan dhe azhurnon bazën elektronike me të dhëna;
- jep mendim dhe merr pjesë gjatë përgatitjes së ligjeve, rregullave dhe akteve të tjera që kanë të bëjnë me shërbimet postare, si dhe gjatë kontraktimit, respektivisht aderimit të Republikës së Maqedonisë në marrëveshje ndërkombëtare nga sfera e shërbimeve postare dhe ta sigurojë zbatimin e tyre;
- bashkëpunon me organet dhe institucionet e tjera shtetërore;
- e kryen punën në mënyrë transparente dhe në mënyrë jo diskriminuese, duke mundësuar palëve të interesuara që të japin vërejtje dhe komente në lidhje me iniciativat, masat dhe vendimet e Agjencisë;
- siguron informata për shfrytëzuesit dhe ofruesit e shërbimeve postare dhe organizatave dhe trupave tjera ndërkombëtare;
- realizon zbatimin e standardeve dhe rregullave teknike nacionale dhe ndërkombëtare nga sfera e shërbimeve postare, merr pjesë në punën e organizatave dhe shoqatave ndërkombëtare të trupave nacionale rregullatore nga sfera e shërbimeve postare, dhe
- kryen edhe punë të tjera në pajtim me këtë ligj dhe rregullat e miratuara në bazë të këtij ligji.