Agjencia e Postave është trup i pavarur rregllator në sferën e shërbimeve postare, person juridik i themeluar me Ligjin për shërbime postare, si person i pavarur dhe joprofitabil juridik, që kryen autorizime publike.
Agjencia e Postave filloi me punë në korrik të vitit 2008. Themelues i Agjencisë së Postave është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prona dhe mjetet e punës së Agjencisë janë në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat i shfrytëzon dhe i menaxhon Agjencia.
Selia e Agjencisë së Postave është në Shkup.
Agjencia e Postave si trup i pavarur rregullator, me kompetencat dhe autorizimet që ka, kujdeset për funksionimin ligjor dhe efikas të tregut të shërbimeve postare, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve postare.
Qëllimi i Agjencisë së Postave është krijimi i shërbimeve më të mira postare.
Misioni ynë është
- promovimi i konkurrencës efektive dhe të qëndrueshme dhe sigurimi i kushteve fer të tregut në sektor’
- krijimi i një sektori modern dhe efikas postar, që do të ofrojë shërbime kualitative postare dhe do të japë një kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin e mëtejmë të vendit, dhe
- mbrojtja e të drejtave të shfrytëzuesve të shërbimeve postare.
Vizioni ynë është një trup i pavarur dhe profesional rregullator, i përkushtuar ndaj nevojave të tregut postar, me një rregullim të qëndrueshëm të shërbimeve postare, si dhe mbrojtjen e të drejtave të shfrytëzuesve.