Komisioni is organ i Agjencisë përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë të cilët i emëron dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioni nga radhët e anëtarëve të vet mund të zgjedh dhe shkarkojë kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Komisionit, në mënyrë dhe procedurë të përcaktuar me Rregulloren për punën e Komisionit.
Anëtarët e Komisionit emërohen me mandate prej 5 (pesë) viteve. Anëtarët e Komisionit nuk mund të emërohen më shumë se 2 (dy) mandate të njëpasnjëshme. Komisioni ka këto kompetenca:
Miraton statutin me pëlqim paraprak nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Miraton aktet nënligjore dhe aktet e tjera për zbatimin e Ligjit për shërbime postare,
Miraton aktet e përgjithshme për punën e Agjencisë, të përcaktuara me Statutin e Agjencisë, si dhe me propozim të drejtorit të Agjencisë,
Miraton Rregulloren për punën e vet në pajtim me Ligjin për shërbime postare dhe me Statutin e Agjencisë,
Miraton vendim për vlerën e pikëve,
Miraton aktin për përcaktimin e shumës së vlerës së pikës për përllogaritjen e pagës bazë për të punësuarit në Agjenci, që është pjesë përbërëse e planit financiar të Agjencisë,
E miraton Raportin vjetor të punës së vitit të kaluar të Agjencisë, si dhe llogarinë vjetore,
E miraton Programin e punës së Agjencisë për vitin e ardhshëm,
E emëron dhe shkarkon drejtorin e Agjencisë në pajtim me Ligjin për shërbime postare me procedurë të përcaktuar në Statutin e Agjencisë,
E përcjell zbatimin e Programit vjetor të punës së Agjencisë përmes raporteve katër mujore të dorëzuara nga drejtori,
Bashkëpunon me organet dhe institucionet e tjera shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe me organizatat joqeveritare dhe shoqatat e qytetarëve, Jep mendime, rekomandime dhe propozime deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organet dhe institucionet e tjera nga sfera e komunikacionit postar, dhe
Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe me Statutin e Agjencisë
Anëtarët e Komisionit:
- Borçe Gruevski, Kryetar
- Suad Bajrami, Zëvendëskryetar
- Vlladimir Kiroski – Anëtar
- Andrej Josifovski – Anëtar
- Gjorgi Mihaillov - Anëtar