Mënyra e punës së Agjencisë

Agjencia e Postave gjatë punës së vet dhe gjatë miratimit të vendimeve në kuadër të autorizimeve të saja, është e pavarur nga cilido organ shtetëror ose person tjetër juridik ose shoqëri tregtare që kryen veprimtari nga sfera e shërbimeve postare dhe është e paanshme ndaj tyre.

Agjencia realizon punë që janë të përcaktuara me Ligjin për shërbime postare dhe rregulloret e miratuara në bazë të këtij ligji, si dhe në bazë të Strategjisë për zhvillimin e shërbimeve postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare nga sfera e shërbimeve postare që i ka lidhur ose që ka aderuar Republika e Maqedonisë së Veriut.

Agjencia siguron respektimin e obligimeve që dalin nga Direktivat e Bashkimit Evropian dhe Aktet e Unionit Botëror Postar.

Transparenca e punës së Agjencisë.

Puna e Agjencisë është publike. Agjencia organizon takime publike së paku dy herë në vit me të gjitha palët e interesuara, me qëllim që t’u mundësojë njoftimin me punën e Agjencisë dhe t’u japë mundësi për të shprehur qëndrimet dhe mendimet e tyre për avancimin e gjendjeve në sferën e shërbimeve postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Agjencia i publikon të gjitha vendimet e veta dhe aktet e tjera, si dhe të dhënat e qasshme publike, në pajtim me ligj, në ueb faqen e vet www.ap.mk, në tabelën e shpalljeve të Agjencisë, në mjetet e informimit  publik ose në Gazetë zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Agjencia i rregullon me akt të përgjithshëm:

Procedurën për mënyrën e pranimit të propozimeve nga palët e interesuara.

Mënyrën e bashkëpunimit me përfaqësuesit e organizatave të shfrytëzuesve të shërbimeve postare.

Përgjegjësia e punës së Agjencisë së Postave

Agjencia për punën e vet përgjigjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Agjencia për punën e vet ka obligim që të dorëzojë Raport Vjetor deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për vitin e kaluar, deri më 31 mars të vitit vijues dhe Program vjetor për punë për vitin e ardhshëm, deri më 30 nëntor të vitit vijues