Drejtori

Drejtori udhëheq me punën e Agjencisë, është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së Agjencisë dhe i kryen këto punë:

E përfaqëson dhe prezanton Agjencinë,

Nënshkruan marrëveshje në emër të Agjencisë,

Miraton vendime në lidhje me çështje për të cilat nuk vendos Komisioni,

E propozon Statutin, Raportin vjetor të punës dhe Programin vjetor të punës së Agjencisë,

Jep autorizime në kuadër të kompetencave të veta,

Miraton vendime në lidhje me çështje në kompetencë të Agjencisë,

Jep autorizime për personat udhëheqës dhe profesional për mbikëqyrje,

Kujdeset për realizimin e akteve nënligjore dhe akteve që i miraton Komisioni,

Kryen edhe punë tjera të përcaktuara me Ligjin për shërbime postare.

Mandati i Drejtorit është 5 (pesë) vite me mundësi për edhe një mandat të ri.

Nga 16 janari i vitit 2019, Drejtor i Agjencisë së Postave është m-r Biljana Avramovska-Gjoreska, juriste e diplomuar nga Shkupi.

Biljana Avramovska-Gjoreska është zgjedhur për Drejtor të Agjencisë së Postave nga janari i vitit 2019.