E drejta e reklamimit te operatori postar

Shfrytëzuesit e shërbimeve postare kanë të drejtë që të parashtrojnë reklamacione me shkrim deri te ofruesit e shërbimeve postare. Shfrytëzuesit mund të paraqiten në cilësi të dërguesve dhe pranuesve të dërgesave postare.

Dërguesi i dërgesës postare ka të drejtë që të parashtrojë reklamacion me shkrim deri te ofruesi i shërbimeve postare në afat prej tre muajve nga dita e pranimit të dërgesës.

Pranuesit e dërgesave postare kanë të drejtë që të parashtrojnë reklamacion në këto raste:

Për dëmtimin që është i dukshëm nga jashtë, pranuesi ka të drejtë që të parashtrojë reklamacion menjëherë gjatë pranimit të dërgesës ose të refuzojë pranimin.

    Për dëmtimin që nuk duket nga jashtë, pranuesi mund të parashtrojë reklamacion, sipas rregullës, ditën e parë të punës nga dita e pranimit të dërgesës, me ç ‘rast duhet të dëshmojë se dëmtimi ose zvogëlimi i përmbajtjes së dërgesës postare është bërë para dorëzimit të saj.

Nëse shfrytëzuesi i shërbimeve postare nuk ka parashtruar reklamacion në afatin e paraparë, e humb të drejtën e kompensimit të dëmit.

Ofruesi i shërbimeve postare është i obliguar që të pranojë reklamacionin dhe të përgjigjet ndaj atij parashtrimi:

Në afat prej 30 ditëve për dërgesat postare në komunikacionin e brendshëm postar;

Në afat prej dy muajve për dërgesat postare në komunikacionin ndërkombëtar postar;