Raporte statistikore për shërbimet postare

Raportet për tregun, Ofruesit e shërbimeve postare duhet patjetër ta vënë në dispozicion të Agjencisë, të gjitha të dhënat dhe informatat financiare në lidhje me sigurimin e shërbimeve postarë që i kërkon Agjencia për të realizuar kompetencat e veta.

Në pajtim me rregullativën ligjore, rregullatori ka të drejtë që të kërkojë edhe informata dhe të dhëna shtesë me qëllim të realizimit të suksesshëm të kompetencave të veta. Të dhënat e marra nga ana e Ofruesve të shërbimeve postare në formë të Raporteve për sigurimin e shërbimeve postare, si dhe pyetësorët shtesë të dorëzuar deri te ofruesi i shërbimit universal, paraqesin bazë për përgatitjen e Raportit statistikor për aktivitetet postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin sipas atyre raporteve.

Agjencia e Postave përpilon Raporte statistikore për shërbimet postare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2009. Raporti statistikor jep një pasqyrë të tregut të shërbimeve postare, ndërsa të dhënat e fituara shfrytëzohen edhe për informimin e organizatave nacionale dhe ndërkombëtare.