Shfrytëzuesi i shërbimeve postare është personi fizik ose juridik që si dërgues ose pranues, është shfrytëzues i shërbimeve postare.
Dërguesi është person fizik ose juridik që dërgon dërgesa postare.
Pranuesi është person fizik ose juridik deri te të cili adresohen dërgesat postare.
Të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e shfrytëzuesve të shërbimeve postare janë të rregulluara me Ligjin për shërbime postare dhe akte të tjera vendase dhe ndërkombëtare që i rregullojnë kushtet për kryerjen e punëve nga sfera e shërbimeve postare, si dhe me Kushtet e përgjithshme për punë të secilit ofrues të licencuar të shërbimeve postare.
Shfrytëzuesi ka të drejtë ligjore që të shfrytëzojë shërbime postare që janë të përfshira me shërbimet universale postare në pajtim me kushtet e përgjithshme për sigurimin e shërbimit universal postar të SH.A Posta e Maqedonisë së Veriut, e të cilat në veçanti janë t shënuara llojet e shërbimeve postare, llojet e dërgesave postare, kushtet për pranimin, transportimin, përzgjedhjen dhe distribucionin e shërbimeve postare, procedurat për reklamacione dhe kushte të tjera në lidhje me sigurimin.
Shfrytëzuesi ka të drejtë që t’i shfrytëzojë shërbimet postare nga ofruesit e shërbimeve postare, për dërgesa postare dhe me kushte të caktuara sipas Kushteve të tyre të përgjithshme të punës në sektorin postar, në kuadër të lejes së dhënë nga Agjencia e Postave.
Dërguesi është përgjegjës për paketimin e brendshëm dhe përmbajtjen e dërgesës postare. Dërguesi është përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara nga dërgesa e tij ndaj dërgesave tjera, për shkak të paketimit joadekuat, mjeteve dhe objekteve të ofruesve të shërbimeve postare, si dhe për lëndimet ose vdekjen e të punësuarve dhe të personave të tjerë, nëse janë shkaktuar për shkak që dërgesa ka përmbajtur mjete të ndaluara për bartje.
Dërguesi është i obliguar që ta shënojë vlerën reale të përmbajtjes së dërgesës me vlerë të shënuar.
Dërguesi është i obliguar që në dërgesën postare ta shënojë qartë titullin, respektivisht emrin dhe mbiemrin e pranuesit dhe dërguesit, adresën e saktë të dërguesit dhe pranuesit, ose të njëjtat tja kumtojë ofruesit të shërbimeve postare gjatë dorëzimit të dërgesës. Në rast të të dhënave jo të plota të adresës për pranuesin dhe dërguesin, ofruesi i shërbimeve postare mund ta refuzojë pranimin e dërgesës.
Dërguesi është pronar i dërgesës dhe ka të drejtë që të disponojë me të deri në dorëzim te pranuesi.
Pranuesi ka të drejtë të refuzojë pranimin e dërgesës postare që dorëzohet në adresën e tij.
⚠Është e ndaluar që dërgesat postare të përmbajnë:
droga dehëse, përveç nëse dërguesi dhe pranuesi janë persona që kanë autorizim ligjor për prodhim ose tregti me këso materiale;
materie eksploduese, të ndezshme, radioaktive ose materiale tjera të rrezikshme (me përjashtim të materieve të rrezikshme që shkëmbehen ndërmjet institucioneve kompetente që mund të barten me dërgesa postare në mënyrë dhe kushte të përcaktuara me këtë ligj);
shtazë të gjalla (me përjashtim të dërgesave postare, të ndryshme nga dërgesat me vlerë të shënuar, lejohet që të kenë bletë, ushunjëza dhe krimba mëndafshi)
sende që janë të ndaluara për import dhe qarkullim në vende të caktuara – si dërgesa ndërkombëtare; sende që janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e të punësuarve te ofruesi i shërbimeve postare;
lëndët që janë të ndaluara me aktet e Unionit Botëror Postar – (për ofruesit e shërbimit universal në komunikacion ndërkombëtar postar);
materiale dhe lëndë të tjera që janë të ndaluara për bartje, në pajtim me këtë dhe me ligj tjetër.
Për dërgesat postare për të cilat nuk është paguar shërbimi postar ose që paguhet jo mjaftueshëm, e njëjta paguhet nga pranuesi, respektivisht dërguesi gjatë kthimit të dërgesës postare, nëse nuk rregullohet ndryshe me Kushtet e përgjithshme për sigurimin e shërbimeve postare nga ana e ofruesve të shërbimeve postare.
Agjencia e Postave është ne dispozicion dhe e hapur për komunikim me shfrytëzuesit në aspekt të përgjigjeve për të gjitha pyetjeve në lidhje me punën e ofruesve të licencuar të shërbimeve postare.
Agjencia i informon dhe këshillon shfrytëzuesit se si të marrin shërbimin përkatës dhe t’i orientojë t’i zgjidhin në mënyrë të rregullt problemet eventuale.