E drejta e ankesës te operatori postar

Secili shfrytëzues i shërbimeve postare ka të drejtë ankese ndaj një vendimi ose procedure të ndërmarrë nga ofruesi i shërbimeve postare, në lidhje me qasjen deri te shërbimet dhe sigurimi i shërbimeve.

Shfrytëzuesi mund të japë ankesë deri te ofruesi i shërbimeve postare në afat prej 30 ditëve nga dita kur do të mësojë për vendimin ose procedurën e ofruesit të shërbimeve postare.

Ofruesi i shërbimeve postare është i obliguar që të pranojë dhe të përgjigjet ndaj ankesave të shfrytëzuesve në afat prej 30 ditë nga pranimi, ndërsa nëse nuk e bënë atë, shfrytëzuesi që i ka plotësuar obligimet e veta ndaj ofruesit të shërbimeve postare, mund të parashtrojë ankesë administrative deri te Agjencia në një afat shtesë prej 15 ditëve, nëse ende ka bazë dhe arsye për të cilën është bërë ankesa deri te ofruesi i shërbimeve postare.

 

Ankesa para Agjencisë së Postave

Pasi që do të shfrytëzojë të drejtën e parashtrimit të reklamimit te ofruesit e shërbimeve postare, nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen ndaj reklamacionit, shfrytëzuesi që i ka plotësuar obligimet e veta ndaj ofruesit të shërbimeve postare, mund të parashtrojë ankesë administrative deri te Agjencia në një afat shtesë prej 15 ditëve, nëse ende ka bazë dhe arsye për të cilën është bërë ankesa deri te ofruesi i shërbimeve postare.

Shfrytëzuesi e ka të njëjtën të drejtë edhe kur i pamundësohet për të parashtruar reklamacion ose kur në afatin ligjor nuk ka marrë përgjigje nga ofruesi i shërbimeve postare.

Doracak për parashtrimin e parashtresave dhe propozimeve

Doracak për parashtrimin e ankesës administrative deri te Agjencia e Postave