Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të interesit publik i garanton secilit shfrytëzues nbsp; sigurimin e shërbimit universal me një kualitet të përcaktuar dhe çmime të volitshme në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shërbimi universal përfshinë:
- pranimi, bartja, selektimi dhe distribucioni i dërgesave postare me peshë deri në 2 kg
- pranimi, bartja, selektimi dhe distribucioni i dërgesave postare me peshë deri në 10 kg
- postë të regjistruar dhe dërgesa me vlerë të shënuar
- pranimi, bartja, selektimi dhe distribucioni i dërgesave postare për personat e verbër dhe për persona me shikim të dëmtuar pjesërisht.
Kualiteti i shërbimit universal garanton sigurimin e shërbimit universal çdo ditë pune, por jo më pak se pesë herë në javë, së paku një grumbullim dhe një dorëzim të dërgesave postare në banesë ose në hapësirat e secilit person juridik ose fizik.
Kualiteti i shërbimit universal është i rregulluar me Rregulloren për kërkesat për kualitetin e shërbimeve të përfshirë me shërbimin universal, parametrat e kualitetit dhe matjen e tyre.