Agjencia e postave iu bashkua aksionit "Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë"
![Agjencia e postave iu bashkua aksionit "Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë"](/sites/default/files/styles/slide850/public/2020-02/IMG-f25672a61f80fa1a4b858b618b398031-V_1.jpg?itok=wP6FU5w1)
Të punësuarit në Agjencinë e Postave iu bashkuan sot aksionit “Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë”.
Ata e pastruan hapësirën rreth stacionit hekurudhor - Shkup.
Të punësuarit, mbeturinat e grumbulluara, i vendosën nëpër qese të veçanta për mbeturina duke i klasifikuar në mbeturina të plastikës dhe mbeturina tjera.
Në bashkëpunim me ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit, si dhe shërbimet përkatëse profesionale, mbeturinat e grumbulluara u shpërndanë në lokacione përkatëse.
Aksioni “Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë” u organizua së bashku me shoqatën civile “Mos u bëj mbeturinë”, dhe u mbështet nga Zyra e BE-së në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbogar.
Qëllimi kryesor i tij, përveç pastrimit të lokacioneve të caktuara, është para së gjithash rritja e vetëdijes së qytetarëve.
![АГЕНЦИЈАТА ЗА ПОШТИ СЕ ВКЛУЧИ ВО АКЦИЈАТА „АДМИНИСТРАЦИЈАТА ЧИСТИ СО НЕ БИДИ ЃУБРЕ“](/sites/default/files/2020-02/IMG-f25672a61f80fa1a4b858b618b398031-V.jpg)