Ofruesi i shërbimeve postare është person vendas ose i huaj fizik ose juridik i cili siguron shërbime postare në pajtim me të drejtat dhe obligimet e parapara me Ligjin për shërbime postare dhe Autorizimin e përgjithshëm.
Ofrues i shërbimit universal është ofruesi i shërbimeve postare që siguron shërbim universal në territorin e Republikës së Maqedonisë në pajtim me të drejtat dhe obligimet e parapara me lejen individuale.
Ofruesi i shërbimeve postare nuk guxon që t’i bartë të drejtat dhe obligimet e dhëna me Autorizimin e përgjithshëm për ndonjë person tjetër juridik ose fizik.
Ofruesi i shërbimit universal nuk guxon që t’i bartë të drejtat dhe obligimet e dhëna me Autorizimin e përgjithshëm për ndonjë person tjetër juridik ose fizik.
Sigurimi i shërbimeve në pranim dhe/ose dorëzim të dërgesave postare në komunikacionin e brendshëm postar, që e kryen një person tjetër juridik ose fizik në emër dhe llogari të ofruesit të shërbimit universal në bazë të një marrëveshje për shërbime, nuk llogaritet si bartje e të drejtave dhe obligimeve të dhëna me lejen individuale.
Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar që të miratojnë kushtet e përgjithshme për sigurimin e shërbimeve postare dhe të formojnë çmime për shërbimet postare që i sigurojnë.
Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar që çmimet dhe shërbimet t’i dorëzojnë deri te Agjencia e Postave dhe t’i publikojnë në hapësirat e tyre në vend të dukshëm.
Çdo ndryshim i çmimeve dhe kushteve të përgjithshme, ofruesit i dorëzojnë deri te Agjencia në afat prej tre ditëve nga dita e kryerjes së ndryshimit.
Shërbimet e rezervuara postare të dërgesave për korrespodencë me peshë deri në 50 gram, ofruesit e shërbimeve postare kanë të drejtë dhe obligim që t’i sigurojnë vetëm me çmim së paku më të lartë për dy herë e gjysmë, nga çmimi për të cilin ofruesi i shërbimit universal i siguron shërbimet postare për dërgesat e korrespodencës nga kategoria standarde e shkallës së parë të peshës.
Ofruesi i shërbimeve postare është i obliguar që dërgesat postare t’i dërgojë deri te banesa, respektivisht hapësirat afariste të pranuesit, sipas rregullës, personalisht për pranuesin ose personit të autorizuar nga pranuesi i personit juridik ose në kutinë postare të shtëpisë për dërgesa, ose edhe në hapësirat zyrtare të ofruesit të shërbimeve postare.
Kushtet dhe mënyra e dorëzimit të dërgesave postare rregullohet në mënyrë të përafërt me kushtet e përgjithshme të ofruesit të shërbimeve postare.
Ofruesit nuk kanë të drejtë që të sigurojnë shërbime postare që nuk janë të theksuara në Autorizimin e përgjithshëm.
Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar që të sigurojnë mos cenimin e fshehtësisë së dërgesave postare.
Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar që të sigurojnë mos cenimin e fshehtësisë së dërgesave postare edhe pas përfundimit të aktivitetit që kanë qenë të obliguar për ruajtje të fshehtësisë.
Ofruesit shërbimeve postare janë të obliguar që t’i mbrojnë të dhënat personale të shfrytëzuesve të shërbimeve postare, të cilat i mbledhin, përpunojnë dhe i shfrytëzojnë gjatë sigurimit të shërbimeve postare, në pajtim me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ofruesit e shërbimeve postare nuk kanë të drejtë që të shfrytëzojnë pulla postare, zarfe të standardizuara postare dhe kartela me pulla të vendosura postare që i jep dhe i shfrytëzon ofruesi i shërbimit universal.
Ofruesit e shërbimeve postare janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar të dërgesës postare me rekomandim, dërgesës me vlerë të shënuar dhe pakos, në rast të:
Humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e dërgesës, dhe
Tejkalimit të afatit për dorëzim.
Ofruesit e shërbimeve postare nuk do të jenë përgjegjës (me përjashtim) nëse dëshmojnë se:
Të njëjtat janë shkaktuar nga fuqi madhore;
Janë me faj të dërguesit;
Organi kompetent e ka marrë ose e ka shkatërruar dërgesën postare me përmbajtje ose materiale të ndaluara;
Shfrytëzuesi i shërbimeve postare duke mashtruar e ka siguruar përmbajtjen e dërgesës postare në shumën që e tejkalon vlerën reale të përmbajtjes;
Dërgesa postare nuk është dorëzuar si pasojë e adresës së pasaktë;
Shfrytëzuesi i shërbimeve postare nuk ka bërë reklamacion në pajtim me nenin 63 nga Ligji për shërbime postare.
Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar që t’i paguajnë kompensim shfrytëzuesit të shërbimeve postare për dëmin e shkaktuar, edhe atë:
Për humbje ose dëmtim të plotë të:
Dërgesa postare me vlerë të shënuar në shumë të vlerës së saj të caktuar, si dhe Dërgesës ose pakos postare me rekomandim, 15 herë nga shuma e paguar për shërbimin.
(Në këso rastesh, krahas kompensimit, ofruesi i shërbimeve postare është i obliguar që ta kthejë shumën e paguar për shërbimin, të zvogëluar për shumën e paguar për dërgesë të rekomanduar ose për dërgesë me vlerë të shënuar)
Për dëmtimin e pjesshëm të dërgesës postare ose vjedhjen e dërgesës:
Për dërgesë postare me vlerë të shënuar në shumën e dëmit të shkaktuar real, jo më e madhe se vlera e shënuar, dhe
Për dërgesën dhe pakon me rekomandim, 10 herë më shumë se shuma e paguar në shërbim.
Për tejkalimin e afatit të dorëzimit të:
Dërgesa postare me prioritet paguhet 10 herë nga shuma e paguar për shërbimin;
Dërgesa postare pa prioritet paguhet 5 herë nga shuma e paguar për shërbimin.
Nëse krahas tejkalimit të afatit të dorëzimit të dërgesës postare me rekomandim, dërgesës dhe pakos me vlerë të shënuar, shkaktohet edhe dëmtim i pjesshëm ose vjedhje e dërgesës, nga ofruesi i shërbimeve postare nuk mund të merret kompensim më i madh se sa vlera e shënuar e dërgesës postare.
Ofruesit e shërbimeve postare nuk janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar indirekt të dërgesave postare.
Ofruesi i shërbimeve postare ka të drejtë që prej përpara të paguaj shpenzimet postare, nëse në nuk ka marrëveshje ndryshe me shfrytëzuesin, sipas çmimeve për sigurimin e shërbimeve postare.
Ofruesi i shërbimeve postare mund të bëjë kontroll të përmbajtjes së dërgesës gjatë pranimit, para mbylljes së saj, ndërsa shfrytëzuesi është i obliguar që t’i mundësoj qasje, përveç nëse bëhet fjalë për dërgesë që përmban tekst të shkruar.
Nëse dërgesa postare nuk i përmban të dhënat e adresës së dërguesit dhe pranuesit, ofruesi i shërbimeve postare është i obliguar që të kërkojë nga shfrytëzuesi që të largojë mangësitë e adresimit, ndërsa nëse shfrytëzuesi nuk vepron sipas kërkesës, ofruesi është i obliguar që të refuzojë pranimin e dërgesës.
Obligimi dhe përgjegjësia e ofruesit të shërbimeve postare është që ta refuzojë pranimin e dërgesës nëse vlerëson se ambalazhi me të cilën është paketuar nuk përshtatet me natyrën dhe përmbajtjen, respektivisht nuk mund të sigurojë fshehtësi të të dhënave gjatë bartjes. Kur ekziston dyshim i bazuar se në dërgesën postare ka sende të ndaluara, ofruesi është i obliguar që të njoftojë organet kompetente.
Pas pranimit të dërgesës postare, ofruesi është i obliguar që t’i japë dërguesit vërtetim për pranimin e dërgesës (listë me adresë) që duhet patjetër t’i përmbajë të gjitha elementet në bazë të së cilave mund të konstatohet identiteti i dërgesës – emri dhe mbiemri i pranuesit, numri i dërgesës, data e pranimit, vlera, shpenzimet e paguara postare dhe të dhënat e tjera të dërgesës.
Ofruesit janë të obliguar që të bëjnë evidentimin e shërbimeve postare për dërgesat në bazë ditore, dokumentimin përkatës të dërgesave me rekomandim, dërgesat me dorëzim personal dhe dërgesat me vlerë të shënuar, si dhe të krijojë një sistem të matjes së vazhdueshme të vëllimit të shërbimeve të realizuara postare, sipas llojeve të dërgesave. Për shërbimet e dërgesave me blerje, evidence detyrimisht duhet të përmbajë të dhëna për identifikimin e dërguesit me emër/titull dhe adresë.
Ofruesit janë të obliguar që në bazë të të dhënave nga evidenca, të parashtrojnë Raport me shkrim deri te Agjencia me të dhënat relevante për sigurimin e shërbimeve postare dy herë në vit edhe atë për gjysmën e parë të vitit kalendarik deri më 01 shtator, ndërsa për pjesën e dytë nga 01 marsi i vitit të ardhshëm. Mosdorëzimi i Raportit është shkelje që sanksionohet në pajtim me Ligjin.
Ofruesit e shërbimeve postare janë të obliguar që të mbajnë evidencë për numrin e reklamacioneve të parashtruara dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, ndërsa të dhënat për numrin dhe mënyrën e zgjidhjes t’i dorëzojnë deri te Agjencia. Të dhënat e fituara nga ofruesit e shërbimeve postare, Agjencia i publikon në ueb faqen e vet.
Në komunikacionin ndërkombëtar postar, ofruesit e shërbimeve postare përshtaten në pajtim me aktet ndërkombëtare që i ka lidhur, respektivisht ka aderuar Republika e Maqedonisë së Veriut.