Twining program
Twiningu është instrument i Bashkimit Evropian për bashkëpunim institucional ndërmjet administratës publike dhe vendeve anëtare të BE-së (VA) dhe vendet shfrytëzuese (VSH). Qëllimi kryesor është që t’u ndihmojë vendeve shfrytëzuese, që të fitojnë aftësitë dhe përvojat e duhura për të miratuar, zbatuar dhe aplikuar legjislaturën e BE-së.
Twiningu ka për qëllim të sigurojë përkrahje për transponim, zbatim dhe aplikim të legjislaturës së BE-së (acquis të Unionit). Kjo i ndërton kapacitetet e administratës publike në vendet anëtare gjatë procesit të aderimit, që rezulton me një zhvillim progresiv dhe pozitiv të rajonit.
Të dhënat themelore të projektit
Strategjia e Qeverisë nga viti 2007 për Zhvillimin e shërbimeve postare në vendin shfrytëzues parasheh formimin e një organi të pavarur rregullues në sferën e shërbimeve postare. Për këtë arsye, Agjencia e Postave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një organ rregullues nacional është themeluar në korrik të vitit 2008, si një person juridik jo profitabil dhe me vetëfinancim. Agjencia siguron respektimin e obligimeve që dalin nga direktivat e Bashkimit Evropian dhe aktet e Unionit Botëror Postar. Gjatë realizimit të punëve në kuadër të kompetencave të veta, Agjencia siguron kushte për sigurimin e vazhdueshëm, të rregullt dhe pa pengesa të shërbimeve universal, mundëson qasje të njëjtë në shërbimet universale për shfrytëzuesit në lidhje me përzgjedhjen, çmimin dhe kualitetin, e nxit qasjen në rrjetin postar, e promovon dhe mbron konkurrencën në sferën e shërbimeve postare dhe mundëson hapjen e tregut me qëllim që të mbrohet konkurrenca në sferën e shërbimeve postare, duke mundësuar hapjen e tregut me qëllim që të krijohet një treg i unifikuar i shërbimeve postare.
Qëllimi i projektit
Qëllimi kryesor është forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Postave në pajtim me kërkesat që falin nga legjislatura nacionale, si dhe nga direktiva e postave të BE-së.
Më tutje, nga projekti pritet që të kontribuojë për një kualitet më të mirë të shërbimeve postare që i sigurojnë operatorët postar në vend, si dhe të sigurojë bazë që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të përpilojë dhe miratojë një Strategji të re për zhvillimin e sektorit postar.
Komponentët e projektit
Projekti ka pesë komponentë:
- Komponenti 1: Krijimi i dokumenteve për politikat dhe procedurat;
- Komponenti 2: Përcaktimi i një sistemi adekuat për kontabilitet të veçantë dhe shpërndarje të shpenzimeve, modeli i përllogaritjes së shpenzimeve neto të shërbimeve universal dhe politikës së çmimeve;
- Komponenti 3: Forcimi i rolit të mbikëqyrjes inspektuese të Agjencisë së Postave;;
- Komponenti 4: Krijimi i kritereve dhe dispozitave ligjore për EN13724 kutive të standardizuara private postare;
- Komponenti 5: Përmirësimi i kapaciteteve për analizë specifike të tregut.
Institucionet, shfrytëzuesit dhe palët e tjera të përfshira
Shfrytëzues kryesor i këtij Twining projekti është Agjencia e Postave (Republika e Maqedonisë së Veriut).
ПPlanifikohet një bashkëpunim, komunikim dhe koordinim i afërt me këto palë të interesuara.
- Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve (MTL)
- Ofruesin universal të shërbimeve postare
- Ofrues të tjerë të shërbimeve postare
Të dhënat e projektit
Buxheti: 600.000 euro
Periudha e realizimit: 18 muaj
Fillimi i realizimit: 3 dhjetor 2018
Shfrytëzues kryesor:: Agjencia e Postave (Republika e Maqedonisë së Veriut)
Institucionet e vendit anëtar:
Partneri kryesor: Ministria e Transportit dhe Punëve publike të Spanjës
Projektin e realizon: Fondacioni ndërkombëtar Ibero-Amerikan për administratë dhe politika publike të Spanjës
Kontakte:
znj. Mirjana Jankoviq
Lidere e projektit nga vendi shfrytëzues
Agjencia e Postave
Кеј 13 nëntori QTQ, kati i 2-të, seksioni 6, lokali 116, 1000 Shkup
Е-posta: [email protected]
z. Rafael Krespo Arse
Lider i projektit nga vendi anëtar
Zëvendësdrejtori për çështje postare
МMinistria e Transportit dhe Punëve publike
67, Paseo de la Castellana, Madrid, Spain
Е-пошта: [email protected]
z.Goran Ignatovski
Këshilltar i përhershëm i Twiningut nga vendi shfrytëzues
Agjencia e Postave
Кеј 13 nëntori QTQ, kati i 2-të, seksioni 6, lokali 116, 1000 Shkup
1000 Shkup
Е-пошта: [email protected]
Eva Maria Pikos Perez
Këshilltar i përhershëm i Twiningut
Fondacioni ndërkombëtar Ibero-Amerikan për administratë dhe politika publike të Spanjës (FIIAPP)
Selia e projektit të Agjencisë së Postave
Кеј 13 nëntori QTQ, kati i 2-të, seksioni 6, lokali 116, 1000 Shkup
Е-пошта: [email protected]
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian
Ky projekt realizohet FIIAPP