Aprovimi i raportit vjetor për mbikëqyrjen e Agjencisë së Postave për vitin 2021
Agjencia e Postave, si organ i pavarur rregullator në fushën e shërbimeve postare, në përputhje me kompetencat e parapara në ligjin për shërbimet postare, mbikëqyr zbatimin e këtij ligji dhe rregulloreve të miratuara në bazë të këtij ligji.
Drejtori i Agjencisë së Postave në bazë të nenit 73 paragrafi 3 të Ligjit për shërbimet postare, ka miratuar raportin vjetor për mbikëqyrjen e Agjencisë së Postave për vitin 2021, i cili do të jetë pjesë përbërëse e raportit vjetor të Agjencisë së Postave për vitin 2021.
Raporti vjetor për mbikëqyrjen e Agjencisë së Postave për vitin 2021 përmbledh aktivitetet e ndërmarra në përputhje me programin vjetor të mbikëqyrjes së Agjencisë së Postave për vitin 2021 Nr. 01-278/1 nga data 22.12.2020, me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji, rregulloreve dhe aktet të tjera të përgjithshme të miratuara në bazë të ligjit.