Agjencia e postave iu bashkua aksionit "Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë"

Agjencia e postave iu bashkua aksionit "Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë"

Të punësuarit në Agjencinë e Postave iu bashkuan sot aksionit “Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë”. 

Ata e pastruan hapësirën rreth stacionit hekurudhor  - Shkup.

Të punësuarit, mbeturinat e grumbulluara, i vendosën nëpër qese të veçanta për mbeturina duke i klasifikuar në mbeturina të plastikës dhe mbeturina tjera. 

Në bashkëpunim me ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit, si dhe shërbimet përkatëse profesionale, mbeturinat e grumbulluara u shpërndanë në lokacione përkatëse.

Aksioni “Administrata pastron, Mos u bëj mbeturinë” u organizua së bashku me shoqatën civile “Mos u bëj mbeturinë”, dhe u mbështet nga Zyra e BE-së në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbogar. 

Qëllimi kryesor i tij, përveç pastrimit të lokacioneve të caktuara, është para së gjithash rritja e vetëdijes së qytetarëve.

Image
АГЕНЦИЈАТА ЗА ПОШТИ  СЕ ВКЛУЧИ ВО АКЦИЈАТА „АДМИНИСТРАЦИЈАТА ЧИСТИ СО НЕ БИДИ ЃУБРЕ“