Marrja e autorizimit të përgjithshëm i ofruesit të shërbimeve postare IN TIME POST DOOEL Shkup

Ин Тајм Пост

Më 25 shkurt 2022, Agjencia e Postave ka fshirë nga evidenca e  regjistri  zyrtar  për ofruesin e shërbimeve postare, Kompaninë për shërbime postare dhe korriere IN TIME POST DOOEL Shkup.

Agjencia e Postave  me vendim të datës 21.02.2022  ia ka hequr ( marr)  autorizimin e përgjithshëm ofruesit të shërbimeve postare IN TIME POST DOOEL Shkup,me aprovimin e ligjit në fuqi   është miratuar  shuarja e personit juridik, në pajtim me nenin 46 paragrafi 1 alineja 1 dhe neni 26. paragrafi 3 i ligjit për shërbimet postare me të cilin IN TIME POST DOOEL Shkup e humbi statusin e ofruesit të shërbimeve postare.

IN TIME POST DOOEL Shkup ka punuar në sektorin postar që nga 18.07.2019 deri më 21.02.2022, në bazë të autorizimit të përgjithshëm të lëshuar nga Agjencia e Postave nën UP I nr.02-47, për ofrimin e shërbimeve postare në komunikacionin e brendshëm postar në një pjesë të territorit të  RSM-së në zonën e qytetit të Shkupit.