Takimi i 54-të plenar i CERP

Takimi i 54-të plenar i CERP

Agjencia e Postave ishte nikoqir i Takimit të 54-të plenar të CERP, që u mbajt më 12 dhe 13 qershor në Shkup. Ky takim plenar ishte në kuadër të Twining projektit „të BE-së “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë së Postave”.. Në të morën pjesë rreth 80 pjesëmarrës nga mbi 20 vende, përfaqësues të ministrive, rregullatorëve dhe organizatave ndërkombëtare të sektorit postar.

Në takim mori fjalë edhe drejtoresha e Agjencisë znj. Avramoska-Gjoreska e cila theksoi:

“Në këtë vend para 5 viteve u mbajt seanca e 49-të plenare e CERP. Gjatë pesë viteve të kaluara tempoja që e diktonte digjitalizimin, zhvillimi i shpejtë i e-tregtisë, automatizimi i proceseve postare, dukshëm e ndryshuan peizazhin e botës në komunikimin postar dhe transportin e dërgesave. Në një ambient të këtillë të ri dhe dinamik, praktikat rregulluese ende janë një prej faktorëve më të rëndësishëm që ndikojnë në zhvillimin e ardhshëm të ambientit të ri”.

Më pas u theksua se “Paralelisht me ndryshimin e modelit tradicional të biznesit të operatorëve të caktuar postar, rregullatorët duhet të kenë një pasqyrë të qartë për trendët e tregut që e formojnë të ardhmen e sektorit në përgjithësi. Duke shikuar drejt të ardhmes, shpresoj se CERP do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja e sektorit postar në bazë të një bashkëpunimi të thelluar ndërmjet operatorëve, rregullatorëve, shfrytëzuesve dhe kompanive afariste, që janë të gatshëm për të pranuar mundësitë e reja për zhvillim dhe përparim”.

ДDiskutimet në takimin plenar të CERP i potencuan dallimet e përhershme në pozitat për reforma në shpenzimet terminale, si dhe për shkëmbimin e ardhshëm të kornizës rregulluese në Bashkimin Evropian.

 Kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm në shtator. Diskutimi i posaçëm në panel zbuloi se shumë trupa rregullator postar nuk janë pro ndryshimeve esenciale të Direktivës për shërbime postare edhe përkundër indiceve nga Komisioni Evropian se mund të bëhen ndryshime në të njëjtën gjatë periudhës 2020/21

Në panelin e parë ku merrnin pjesë Masahiko Metoki (Posta e Japonisë dhe kryetar i Këshillit të operacioneve postare të UPU), Jost Kalaert (BIPT, Belgjikë), Zhan Pol Forsfil (Posta e Francës), Katrin Grimseid (NKOM, Norvegji), Bruni Baziliko (Kopenhagen Ekonomiks), Aleks Dike (VIK Konsalting) dhe Piter Dan (Kulen Interneshnl), u bisedua edhe për opsionet ekzistuese për reforma të sistemit të shpenzimeve terminale.
Vendet-anëtare të UPU së fundmi votuan për realizimin e Kongresit të jashtëzakonshëm në të cilin do të merren vendime për njërën prej tri opsioneve të mundshme për reformë:

 

Opsioni А: ruajtja e qasjes vijuese të krijimit të shpenzimeve terminale, por edhe përshpejtimin e rritjes së tyre, që më veç të parapara në Kongresin e Stambollit nga viti 2016;

Opsioni Б: duke ju lejuar vendeve anëtare të UPU që vetë t’i përcaktojnë hapat e tyre për shpenzimet terminale, që janë lëndë të bazuar në tarifat vendase; dhe
Opsioni Ц: opsioni për kompromis (konvergjim), duke lejuar vetëm – shkalla të deklaruara, por shfrytëzimi i 70% në raport me tarifat dhe një periudhë gjashtëvjeçare e tranzicionit.

Në panelin e radhës, ku morën pjesë Lenart Grundberg (Komisioni Evropian), Hristos Apostolo (EETT, Greqi), Zhan Pol Forsvil (kryetar i PostEurop), Bruno Basiliko (Kopenhagen Ekonomiks), Aleks Dike (VIK Konsalting) dhe Piter Dan (Kulen Interneshnl), u bisedua edhe për çështjet në lidhje me shkëmbimin e radhës të kornizës rregullatore evropiane.

Me që vitin e ardhshëm kemi zgjedhje për kryetar dhe zëvendëskryetar të Unionit të postave, katër kandidatë që pretendojnë këto pozita udhëheqëse në UPU, i prezantuan vizionet e tyre për UPU dhe sqaruan se si do të vepronin nga funksionet e tyre nëse do të zgjedhën.
Paskal Klivaz (Zëvendësdrejtor gjeneral i UPU) dhe Masahiko Metoki (Posta e Japonisë dhe kryetari i Këshillit të operacioneve postare të UPU) kandidohen për pozitën e Drejtorit gjeneral të Unionit Botëror Postar.
Marjan Osvald (Posta e Sllovenisë) dhe Jonus Xhibrine (Sekretar gjeneral i Unionit të postave të Afrikës) kandidohen për Zëvendësdrejtor gjeneral të Unionit Botëror Postar.

Në panelin e tretë, ku morën pjesë Mirjana Jankoviq (Agjencia e Postave), Eva Nikos (Këshilltare e përhershme e Twiningut, FIIAPP, Spanjë) dhe Nikolla Trubint (nënkryetar i CERP), u bisedua edhe u prezantua bashkëpunimi teknik ndërmjet administrative postare të Evropës. Ata e theksuan Twining projektin me të cilin Spanja e përkrah Republikën e Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të kornizës vendase rregullatore për rregullim postar.
                 Takimi plenar i radhës të CERP do të realizohet në Lubjanë, Slloveni në maj ose qershor të vitit 2020.