Dokumentacioni i nevojshëm për të fituar autorizimin e përgjithshëm

Dokumentacioni i nevojshëm për të fituar Autorizim të përgjithshëm

Të plotësohet notifikacioni, në të gjitha fushat.

Plotësohet në mënyrë elektronike ose me stilolaps, në dorë ose me vulë nga firma dhe nënshkrim të drejtuesit, e më pas dërgohet deri te Agjencia e Postave

Të dorëzohen edhe shtojcat e nevojshme:

Aktvendim nga Regjistri Qendror;

Kushtet e përgjithshme për sigurimin e shërbimeve postare – Gjatë përpunimit të Kushteve të përgjithshme të mbahet llogari për dispozitat e Rregullores për elementet e detyrueshme të kushteve të përgjithshme. Kushtet e përgjithshme patjetër duhet të harmonizohen me Ligjin, Rregulloren, listën e çmimeve dhe notifikimin;

Kontratë për hapësira afariste të marra me qira ose dëshmi pronësie;

Kopje të lejeve të komunikacionit të automjeteve që janë në pronësi të kompanisë ose nëse automjetet janë në emër të kompanisë. Vendim për shfrytëzimin e automjetit personal për nevoja zyrtare, në veçanti për secilin automjet, me Deklaratë të pronarit ose edhe Kontrata;

Kontratat e punësimit për të punësuarit;

Ekzemplarë të faktuarve, fletë dërgesave, njoftimeve për dërgesa me rekomandim, fletë dërgesa për dorëzim personal (për dërgesa noteriale), listë të adresave;

Kopje të vulave të kompanisë në një fletë;

Lista e çmimeve për të gjitha shërbimet e theksuara në notifikacionin dhe në Kushtet e përgjithshme;

Autorizim nga themeluesi për parashtrimin e notifikacionit nga drejtuesit (nëse janë persona të ndryshëm);

    Për të marrë një Autorizim të përgjithshëm për tërë territorin e RMV, nevojitet edhe një rregullim organizativ dhe rrjet postar për shërbimin e plotë të secilit qytet dhe rajon të shtetit, respektivisht për të realizuar shërbimet nga fillimi e deri në fund. Kjo dëshmohet edhe me Deklaratë nga parashtruesi në të cilën përshkruhet lloji i modelit (me objekte ose pa objekte të pranimit/dorëzimit).

    Nëse ka objekte, rrjeti postar mund të bëhet nga njësitë personale postare ose nga postat e kontraktuara ose një kombinim i tyre (Dëshmi për pronësinë e njësive ose Kontrata të qirasë për hapësirat afariste, për postat e kontraktuara edhe Kontratat e bashkëpunimit me kompanitë me përshkrim se për çfarë do të shfrytëzohet posta e kontraktuar me të drejtat dhe obligimet.

Nëse nuk ka objekte, në shtojcë të deklaratës dorëzohen:

    Orari me të gjitha relacionet e parapara për mbulimin e tërë territorit të RMV me një numër të mjaftueshëm të automjeteve dhe të punësuarve përkatës (Dëshmi: Lejet e komunikacionit për automjetet që janë në pronësi të kompanisë ose nëse automjetet nuk janë në emër të kompanisë, Vendimet për shfrytëzimin e automjeteve personale për nevojat zyrtare, në veçanti për secilin automjet me Deklaratë ose Kontratë nga pronari)

    Për të marrë Autorizim të përgjithshëm për komunikacion ndërkombëtar – Kontratë për bashkëpunim me operator/ë ndërkombëtar postar.

_____________________________________________________________________

    Nëse dorëzohet notifikim i paqartë ose jo i plotë, Agjencia në afat prej 15 ditëve e njofton parashtruesin që ta plotësojë notifikacionin me argumente në afat jo më shumë se 30 ditë. Nëse parashtruesi nuk vepron në afatin e përcaktuar, Agjencia do ta refuzojë notifikacionin me aktvendim në afat prej 7 ditëve shtesë.

    Pas Notifikimit të dorëzuar për fillimin ose ndryshimin për sigurimin e shërbimeve postare, në bazë të argumenteve vendos të japë Autorizimin e përgjithshëm ose mund që edhe ta refuzojë notifikimin.

Informata shtesë mund të merren në këto kontakte:

ТЕL. + 389 2 3212 107

adresa elektronike: [email protected] ose [email protected]