Pasi që do të shfrytëzojë të drejtën e parashtrimit të reklamimit te ofruesit e shërbimeve postare, nëse nuk është i kënaqur me përgjigjen ndaj reklamacionit, shfrytëzuesi që i ka plotësuar obligimet e veta ndaj ofruesit të shërbimeve postare, mund të parashtrojë ankesë administrative deri te Agjencia në një afat shtesë prej 15 ditëve, nëse ende ka bazë dhe arsye për të cilën është bërë ankesa deri te ofruesi i shërbimeve postare.
Shfrytëzuesi e ka të njëjtën të drejtë edhe kur i pamundësohet për të parashtruar reklamacion ose kur në afatin ligjor nuk ka marrë përgjigje nga ofruesi i shërbimeve postare.